Subscribe

Teksa të mërkurën u mbushën 22 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndihet i kërcënuar nga ideja e krijimit të Shqipërisë së Madhe.

 

Përmes një shënimi të gjatë në rrjetet sociale, Vuçiç bëri thirrje që t’u jepet fund këtyre ideve.

 

Në rast të kundërt, ai paralajmëroi se Serbia do të përgjigjet sepse, sipas tij, nuk është më e dobët si dikur.

 

“Ne duam të jemi të sigurt. Le të mos hyjmë kurrë më në një situatë ku dikush vret fëmijët tanë, shkatërron vendin ose dëbon njerëzit tanë. Ne duam të qëndrojmë të lirë, të vendosim fatin tonë dhe askush të mos na heqë gjithçka pa na dhënë asgjë. Ne kemi nevojë për një kompromis, kemi nevojë për përmbushjen e të gjitha detyrimeve që ne dhe Prishtina kemi ndërmarrë, dhe vetëm ne i kemi përmbushur ato. Dhe kjo nuk është një tekë e jona.  Edhe sot, kur na kërcënojnë me formimin e Shqipërisë së Madhe, ne duhet të jemi paqësorë, të kujdesemi për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi, por edhe t’ua bëjmë të qartë atyre se nuk jemi aq të dobët sa ishim. Unë thjesht u kërkoj atyre që të mos na kërcënojnë, të mos mendojnë se Serbia është thyer dhe se nuk do të ketë forcën të përgjigjet. Ju lutem, thjesht ju lutem, fqinjët tanë shqiptarë, mos na kërcënoni. Vetëm kaq dhe asgjë më shumë. Është një realitet i ri, në të cilin ne nuk jemi më në gjunjë, dhe as nuk do të jemi kurrë, një realitet në të cilin Serbia ka të drejtë të kërkojë, dhe jo vetëm të humbasë.”

 

Një mesazh Aleksandër Vuçiç e dha edhe për ata që nisën bombardimet ndaj Serbisë 22 vjet më parë.

 

“Ne duam të kemi marrëdhënie më të afërta me të gjithë ata që morën pjesë në agresionin kundër Serbisë së bukur, kemi falur për një kohë të gjatë, por jo, nuk do të harrojmë. Se një ditë, çdo vit, ne do të kujtojmë veten dhe ju. Që të mos ndodhë më kurrë. Jo për ne, por për asnjë popull tjetër liridashës në botë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *