Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2025
Vizion fokus

Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”, kush është...

Tragjedi në Australi, futbollisti shqiptar bie nga kati i...

Nis rinumërimi për qarkun e Tiranës, verifikohen votat për...

NYT: Izraeli filloi të planifikonte sulmet ndaj Iranit në...

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon!

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë i pari SHBA-në...

Takim i jashtëzakonshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë,...

Luftë në Lindjen e Mesme, a mund të ketë...

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa Moska të...

Roli i Turqisë në Lindjen e Mesme? Këlliçi: I...

Vrojtimi i BSH, më pak se një e treta e shqiptarëve zotërojnë njohuritë minimale financiare

13 Prill 08:18

Më pak se një e treta e shqiptarëve zotërojnë njohuritë minimale të nevojshme financiare. Një studim nga specialistja e Departamentit të kërkimeve në Bankës e Shqipërisë, Elona Dushku, ka treguar edhe njëherë nivelin relativisht të ulët të kulturës dhe të përfshirjes financiare në shoqërinë tonë. Sipas vrojtimit, vetëm 29% e individëve zotërojnë minimumin e atyre që konsiderohen njohuritë minimale të nevojshme financiare. Mesatarisht, shqiptarët kanë një vlerë të indeksit të njohurive financiare 3.7 (7 është niveli maksimal), nga 4.4 që është niveli mesatar botëror i këtij indeksi.

 

Rezultatet e vrojtimit në lidhje me përfshirjen financiare, tregojnë se vetëm 54 % e individëve në Shqipëri njohin të paktën pesë produkte financiare, përkundrejt 83 % të individëve në nivel global dhe 86 % në vendet e OECD-së (Organizata për bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik). Më pak se 40 % e individëve kanë përdorur një produkt financiar gjatë vitit të fundit, ndërsa në nivel global ky tregues është më pak se 50 %.

 

Një e treta (ose 33%) e individëve në Shqipëri u drejtohen familjeve dhe miqve të ngushtë për të marrë para, që tregon për shmangien e tyre nga sistemi formal financiar. Ndërsa në nivel botëror, ky tregues është pothuajse 10 pikë përqindje më i ulët. Produktet e pagesave janë produktet që zotërohen më shumë nga individët në Shqipëri, pohuar nga 29 % e tyre. Më pas renditen produktet e kursimit (22 % e individëve), produktet e kredisë (13 % e individëve) dhe produktet e sigurisë (9 % e individëve). Ndërsa në botë zotërimi i këtyre produkteve është pothuajse 2 -3 herë më i lartë, çka tregon për një nivel të ulët të përfshirjes financiare në Shqipëri.

 

Rezultatet tregojnë se gratë kanë mesatarisht një nivel më të ulët të indeksit të kulturës financiare përkundrejt burrave. Sipas grupmoshave, të rinjtë (18-29 vjeç) dhe të moshuarit (60-79 vjeç) karakterizohen nga një nivel më i ulët i kulturës financiare.

 

Të papunë, shtëpiakët, individët të paaftë për punë dhe studentët karakterizohen nga nivele të ulta të kulturës financiare, ku të paktën dy komponentë të saj marrin vlera poshtë nivelit mesatar të individëve. Individët me të ardhurave më të pakta karakterizohen nga një kulturë më e ulët financiare. Në bazë të vendbanimit, vërejmë se individët në zonat rurale kanë më pak kulturë financiare, përkundrejt individëve në zonat urbane.

Sipas studimit, diferencat midis grupeve tregojnë që këto grupe duhet të jenë në qendër të politikave dhe programeve për një përmirësim të nivelit të kulturës financiare të tyre, që do të rezultojë në një përfshirje më të lartë financiare dhe rritje të mirëqenies së tyre dhe të shoqërisë, në afatin e gjatë.

 

Ndërkohë, indeksi i mirëqenies financiare, cilësuar si objektivi final i kulturës financiare vlerësohet 7.7 nga 20, për individët në Shqipëri dhe është më i ulët se vlera mesatare globale e këtij indeksi (9.5). Ky rezultat tregon se shqiptarët ndjehen të pasigurtë për të ardhmen, kanë më pak besim për të absorbuar goditjet financiare dhe nuk janë në gjendje që të planifikojnë për të ardhmen./Monitor

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Banka e Shqipërisë ekonomi financa shqiptare vrojtim

Nga e njëjta kategori

Automatik, 2200 fishekë luftarak dhe 12 granata, gjendet arsenal armësh në Vlorë. Ishin fshehur në murin e një ndërtese

më shumë...

Tragjedi në Australi, futbollisti shqiptar bie nga kati i tetë i restorantit, 28-vjeçari ndërron jetë

më shumë...

Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 59-vjeçari në Maliq

më shumë...

Nis rinumërimi për qarkun e Tiranës, verifikohen votat për partitë dhe kandidatët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:00

Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”,...

10:45

Automatik, 2200 fishekë luftarak dhe 12 granata,...

10:38

Tragjedi në Australi, futbollisti shqiptar bie nga...

10:22

Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet...

10:10

Nis rinumërimi për qarkun e Tiranës, verifikohen...

9:49

NYT: Izraeli filloi të planifikonte sulmet ndaj...

9:39

Përfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom...

9:29

“Përsëri”/ Arrestohet hajduti serial në Durrës

9:25

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja...

9:07

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë i...

8:48

EMRI/ I dënuar më parë për vrasje,...

8:36

Takim i jashtëzakonshëm i Trump në Shtëpinë...

8:22

“Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve...

8:05

Parashikimi i motit për ditën e sotme

10:55

Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon...

10:53

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, paralajmëron Vuçiç:...

10:50

Luftë në Lindjen e Mesme, a mund...

10:35

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa...

10:14

Roli i Turqisë në Lindjen e Mesme?...

10:12

Eksperti Laci: Izraeli i ka marr vendin...

Më të klikuarat

  • Tensioni në Lindjen e Mesme, eksperti: Nëse bie Irani, radhë...
  • Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon se çfarë shkruhet në...
  • Irani godet rafinerinë e naftës në Haifa, reagon Izraeli
  • 250 mijë makina me borxhe, autoritetet sqarojnë se qytetarët...
  • Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services