Subscribe

Petrit Nikolli, një emigrant 40 vjeçar shqiptar ne Itali, babai i tre fëmijëve, është ekzekutuar me plumb në kokë në rimini mesnatën e të mërkurës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së njohur si “vija bregdetare Toskaneli”. Sipas policisë vrasja është kryer me një pistoletë gjysmë automatike. Viktima ka ndërruar jetë menjëherë. Pas krimit, autori dhe dy bashkëpunëtoret jane larguar me shpejtësi me një makinë që i priste disa metra nga vendi i ngjarjes, por janë ndaluar nga policia në Milano. Ata janë identifikuar si Lek Preci, 55 vjeç dhe dy djemtë e tij Altin dhe Edmond Preci, qe jetonin ne Milano dhe nuk kishin precedentë penale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të nje konflikti familjar, qe 40 vjecari qe punonte si hidraulik kishte marre perisper ta zgjidhte. Mbesa e tij 20 vjeçare ishte e martuar me Edmondin ne Milano dhe per shkak te mosmarrëveshjeve me te vendosi te largohej nga shtëpia dhe u strehua tek shtëpia e Nikollit. Duke mos e duruar dot largimin bashkëshorti, vëllai dhe i ati i tij shkuan ne Rimini, ku dhe u përfshinë ne debat me Nikollin. Lek Preci pranoi se kishte kryer krimin dhe dy djemtë e kishin ndihmuar. Petrit Nikolli, resident prej vitesh ne Rimini ishte babai i tre fëmijëve të mitur dhe ishte në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij shtatzënë ishte ndër personat e parë që mbërritën në vendin e ngjarjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *