Subscribe

Konflikti për pronën shkaktoi viktimën e radhës, mbrëmjen e djeshme ne qytetin Shkodrës.

 

I vrarë me arme zjarri mbeti mjeku Ilir Aliaj, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen Qemal Stafa.

 

Policia thekson se autori i këtij ekzekutimi është Dritan Ymeraj, i cili vijon të jetë në kërkim.

 

Ky është momenti kur mbërrijnë forcat RENEA nga Tirana.

 

Për 5 ore shtëpia u mbajt e bllokuar por, në fund rezultoi e kote, pasi vrasësi kishte mundur të largohej i ndihmuar edhe nga errësira.

 

Viktima dhe vrasësi ishin fqinj me njëri-tjetrin. Konfliktet kishin agravuar mbrëmjen e së premtes deri në tone të ashpra e fyerje, saqë në një moment Ymeraj ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të mjekut, ku prezent ishte edhe djali i tij 16- vjeçar.

 

Mjeku i ndjerë Aliaj dhe autori i dyshuar Demiraj sipas familjarëve dhe fqinjëve kishin patur disa herë debate të forta mes tyre rreth shtesës në pallatin parafabrikat, i cili prej tyre ka pësuar ndryshime duke i shtuar 1 kat më shumë, e ku mjeku Aliaj kishte programuar shtimin edhe të katit të katërt.

 

Këtu mësohet se ka qenë edhe zanafilla e konfliktit mes palëve që degjeneroi mbrëmjen e së premtes në përdorimin e armës duke lënë të vdekur mjekun Aliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *