Terroristi më i kërkuar në botë Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë nga një sulm ajror. Edhe pse raportimet për vdekjen e tij kanë qenë të shumta edhe më parë, shumë ekspertë mendojnë se ky lajm për vdekjen e tij, mund të jetë i pavërtetë.

 

 

Ndërkohë, sipas medieve mësohet se do të ishte në interes të regjimit të Asadit të pohonte se terroristi më i kërkuar në botë është vrarë. Megjithatë, lajmi për vdekjen e terroristit më të kërkuar në botë nuk është konfirmuar as nga ISIS.

 

Aktivistët sirianë “Raqqa24″raportuan se 7 civilë mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi ajror, mirëpo emri i al-Baghdadit nuk është përmendur.

 

 

Predikuesi i urrejtjes, për të cilin jepen 25 milionë dollarë, besohet se fshihet në shkretëtirë jashtë qytetit të rrethuar të Mosulit në Irakun e veriut, ku mendohet se është plagosur rëndë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *