9 shtetas amerikanë, anëtarë të sektit mormon janë vrarë dhe djegur të gjallë nga narko-trafikantet në Meksikë gjatë një prite të organizuar në Rancho de la Mora afër kufirit me SHBA.

Në mesin e viktimave te familjes mormone LeBaron janë 3 gra, dhe 6 fëmije nga të cilët dy binjake 6 muajsh.

Bëhet fjalë për dy familje mormone amerikanë të cilat udhetonin në këtë zonë të rrezikshme të Meksikes ne lokalitetin Bavispa te shtetit Sonora, me një varg prej 3 makinash, përfshirë edhe rulota.

Grupi I përbërë në total nga 14 persona po shkonte drejt kufirit me SHBA, për të marrë një të afërmin e tyre në aeroportin e Phoenix.

Grupi është ndaluar nga narko-trafikante të armatosur të cilët I kanë masakruar shtetasit amerikanë.

Në njërën nga makinat fillimisht janë gjetur trupat e pajete të nënës me 4 fëmije të bërë shosh nga plumbat. Dy makinat e tjera janë gjetur pak më larg, disa orë më vonë. Brenda këtyre dy makinave trupat e dy femijeve të tjere dhe dy grave,.

Përvecse janë qëlluar me armë, makinave me trupat brenda I është vënë edhe flaka.

5 fëmije të tjerë i kanë shpëtuar masakrës duke u kthyer në shtëpi ndërsa të paktën një vajze adoleshente e cila mendohet se është fshehur në pyll, rezulton e zhdukur për momentin.

Ekziston frika se bilanci nga kjo masaker mund te shkoje ne 12 viktima.

Shtetet meksikane Chihuahua dhe Sonora deklaruan se kanë dërguar në këtë zonë forcat speciale dhe hetimet janë në vazhdim.

Në këto dy shtete meksikane jeton një komunitet I madh mormonesh amerikan të cilët arritën të arratisen në shekullin e 19 nga SHBA për ti shpëtuar presionit të madh shoqëror kundër poligamisë të cilën ata e praktikojnë. Shumë mormone në Meksike gëzojnë dyshtetesi, amerikane dhe meksikane.

 

 

VIDEO nga makina e viktimave:

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *