Gjykata e Tiranës  vendosi te nise procesin gjyqesor per Griseldo Kusin, i akuzuar për vrasjen e Indrit Çeles në gusht të vitit 2019.

Ai u vetedorezua pas nje periudhe ku kishte qene ne arrati.

Të pandehurit e tjerë për këtë ngjarje të rëndë janë Albano e Bujar Kusi, Ferdinand Bakalli, Luan Çaka dhe Ali Sula.

Ata akuzohen per “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”.

6 të pandehurit për vrasjen e 26 vjecarit kërkuan gjykim të shkurtuar.

Indrit Çela u vra me 23 gusht  në një vilë në kryeqytet ku po punonte për të rregulluar kondicionerin. 

Ngjarja e rende ndodhi pas një konflikti me dy vëllezërit Kusi, të cilet ishin të pakënaqur për punen e bere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *