Është zbardhur dëshmia e 29-vjeçarit Noel Dishi, i arrestuari si i dyshuari kryesor dhe i vetëm i policisë për vrasjen e Vilson Tafçiut.

 

29 vjeçari me tre identitete i cili është vetëdorëzuar, ka treguar se nuk kishte pasur qëllim ta vriste shokun e tij, por se lëvizte gjithmonë me armë dhe ndaj Vilsonit e ka ngritur pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna.

 

“Me Vilsonin ishim shoke prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Te henen shkova tek artisti per ta takuar. Kur e takova ai me shau nga nena. U ndjeva shume i ofendur per shkak te marredhenies qe kishim pasur. Une e kam marre ne shtepi nuk duhet ta thoshte kete gje. U nervozova dhe e qellova.”

Ndërkohë, 29-vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *