Subscribe

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Noel Dishën, i cili ekzekutoi pak ditë më parë shokun e tij, Vilson Tafçiu. Dishi ka refuzuar të flasë në seancën gjyqësore, duke qëndruar në heshtje para trupit gjykues.

28-vjeçari e ka pranuar autorësinë e krimit pak ditë më parë kur u vetëdorëzu.  Ai tha se e qëlloi viktimën për shkak sepse e kishte ofenduar nga nëna. Ndërsa, para grupit hetimor deklaroi që kishte shfaqur pendesë për këtë akt.

Pasi u vetëdorëzua në polici tri ditë pas krimit, Dishi deklaroi se me Tafçiun kishin qenë miq prej vitesh, ku edhe kishin qëndruar së bashku në Francë.

Pista kryesore e shkakut të vrasjes dyhsohet se është konflikti për pazaret e mundshme të drogës në Francë.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e 20 janarit në zonën e “Astirit” në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *