Jepet masa e sigurisë “Arrest me burg” për Zamir Topin, i cili vrau me sëpatë tre ditë me parë bashkëfshatarin e tij, Dashnor Osmani. Viktima po shiste banane bashke me familjarët e tij në pazarin e Korçës.

 

Dyshohet se autori i vrasjes së 50 -vjeçarit vuan nga çrregullime të shëndetit mendor dhe është i pajisur me kartelë.

 

Sipas 42-vjeçarit, konflikti kishte nisur për varrin e nënës së tij, të cilin Osmani e kishte dëmtuar. Ai i kishte kërkuar viktimës ta rregullonte dhe ta hiqte varrin e të afërmit që ndodhej aty pranë, por ai kishte refuzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *