Për herë të parë një shtetas shqiptar është ekstraduar drejt Britanisë së Madhe me kërkesë të këtij vendi.

Bëhet fjalë për një 24 vjecar i kërkuar nga drejtësia angleze për vrasje.

Elton Sefa, më datë 17 prill 2018 sulmoi pronarin ku punonte, shtetasin John Woodward 47 vjec, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Ai po punonte për riparimin e një çatie të një ndërtese në “Hatton Garden”, në Londër kur debatoi per motive te dobeta me pronarin e tij duke e goditur me pas me sende te forta.

Pas kryerjes së vrasjes, i riu është larguar nga territori britanik dhe është arrestuar në Shqipëri ne mars te ketij viti, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.

Ekstradimi i këtij shtetasi është bazuar në urdhrin që mban datën 05.01.2018, të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster, Mbretëri e Bashkuar, pasi nga kjo Gjykatë është caktuar masë sigurimi “Arrest në burg “ për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik.

Sefa ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *