Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 53-vjeçarin Kliti Leka, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Niko Goro dhe plagosjen e motrës së këtij të fundit, në Himarë.

 

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 53-vjeçari u paraqit pa avokat mbrojtës. Ai nuk pranoi të fliste para trupit gjykues lidhur me krimin.

 

Ndërkohë në dëshminë e dhënë para hetuesve, Kliti Leka pranoi vrasjen duke theksuar se shkak  u bë një konflikt i nisur mes tyre për një sipërfaqe toke.

 

Sipas tij, biznesmeni i kishte marre truallin për të ndërtuar një pallat dhe nuk i kishte dhënë lekët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *