Një nga 50 personat më të kërkuar në Shqipëri është edhe Gjovalin Lesi. Sipas skedës kriminale, ai konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

 

53-vjeçari nga Rubiku, Mirditë, ekzekutoi me armë zjarri në 21 tetor të vitit 1997 motrën e tij dhe bashkëshortin e saj. Viktimat identifikohen me inicialet M.GJ dhe A.Gj.

 

Dënimi për Gjovalin Lesin është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *