Zamir Topi, autori i vrasjes së Dashnor Osmanit në Korçë, vuan nga çrregullimet mendore. Burime për “Vizion+” nga Qendra e Shëndetit Mendor bënë me dije se 42-vjeçari është i kartelizuar pranë kësaj qendre dhe është nën kujdesin e mjekëve.

 

Zamir Topi vrau me sëpatë bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmani në pazarin e Korçës, teksa ky i fundit po shiste banane bashkë me familjarët e tij. 42-vjeçari u arrestua pak çaste pas ngjarjes, ndërsa në komisariat ka zbardhur edhe arsyen pse ndodhi vrasja.

 

Sipas tij, konflikti kishte nisur për varrin e nënës së tij, të cilin Osmani e kishte dëmtuar. Ai i kishte kërkuar viktimës ta rregullonte dhe të hiqte varrin e të afërmit që ndodhej aty pranë, por ai nuk kishte pranuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *