Gjykata e Vlorës ka lënë në burg, 17 vjeçarin Vangjel Kapllani, i cili akuzohet për vrasjen e gjyshit të tij dy ditë më parë me armë zjarri.

 

Gjithashtu në seancën e kësaj të shtune gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ ndaj 28 vjeçarit me iniciale M. A., pasi dyshohet se ka qenë ai që i ka shitur armën 17-vjeçarit.

 

Ndërsa ndaj dy të miturve me iniciale L.M., 16 vjeç dhe F. Xh., 17 vjeç është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

 

Ndërkohë mbi adoleshentin rëndojnë akuzat për veprat penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *