Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest me burg pa afat” për Martin Skëndajn, autorin e vrasjes së dyfishtë në Patos.

 

Ngjarja e rëndë ku humbën jetën dy të rinjtë, Elis Kapaj 22 vjeç dhe Manol Rapaj 26 vjeç ka ndodhur në poliklinikën e Patosit.

 

Konflikti me dy viktima ka nisur për shkak të një historie dashurie. Motra e Martinit ka qënë e dashuruar me viktimën Manol Rrapaj. Mirëpo, familja e kësaj të fundit nuk ka qenë dakord me lidhjen e saj me komshiun.

 

Pas krimit, Skëndaj u dorëzua në polici bashkë me armën e shërbimit pasi ishte gardian në burgun e Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *