Gjykata e Kukësit la në burg 41-vjeçarin Ylber Jaku, i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu për motive hakmarrjeje.
Gjyqtarja pasi ka dëgjuar prokuroren e gatshme për aktet e dosjes dhe provat paraprake, si dhe avokatin e të dyshuarit, ka caktuar në fund të seancës masën e sigurisë “arrest me burg”.
Lexo edhe :
Related Posts
Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj, një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, aktualisht me masë të zbutur sigurie nga gjykata, kishte dhunuar dhe plagosur me sëpatë prindërit e Ylber Jakut, pas konflikteve të vazhdueshme të pronësisë.
Ylber Jaku, i cili është edhe shtetas britanik, është kthyer në Shqipëri. Pasi mësoi plagosjen e prindërve të tij nga 21-vjeçarja dhe pa gjendjen e tyre në spital, ai ka kryer vrasjen./vizionplus.tv