Vijon saga e hakmarrjeve në Rrëshen! Ditën e djeshme ka mbetur i vrarë 51 vjeçari Anton Keli, kushëriri i Armando (Tonin) Gjinit dhe i Preng Gjinit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Sokol Bregu u shpreh se pikënisja e sagës së vrasjeve është në trafikimin e drogës dhe prishjen e pazareve lidhur me të.

“Nga hetimet e mëparshme të Policisë, kam përshtypjen se gjithçka lidhet dhe nis nga trafiku i drogës. Diçka e shkuar keq. Aty përflitet për një sasi të madhe droge të sekuestruar, në fund të vitit 2015 ose në fillim të vitit 2016. Grupi, ku bënte pjesë një nga të vrarët, më herët, është akuzuar jo vetëm nga raportet e Policisë shqiptare, por edhe nga ato të organzimave të huaja që ishte njeriu i parë që ndryshoi trafikun e drogës drejt Turqisë. Pra, ky ndryshoi rregullat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *