Subscribe

Një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në Tetovë të Maqedonisë.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Reçicë të Vogël, shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.

 

Mediat maqedonase shkruajnë se përleshja e armatosur ka ndodhur mes dy grupeve kriminale e si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend Naip Rexhepi, ndërsa një prej të plagosurve ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

 

Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi dy të dyshuar, një prej të cilëve është identifikuar me inicialet L.B, nga Shqipëria.

 

Ministria e Brendshme nuk ka bërë të ditura ende motivet e krimit, por besohet se ngjarja lidhet me konfliktet me bandave që veprojnë në Tetovë.

 

Mediat shkruajnë ndërkohë se në përplasjen e armatosur pranë zyrave të BDI-së, kanë marrë pjesë më shumë persona nga sa janë shpallur në kërkim nga policia.

 

Pas të shtënave me armë. I ngritën dyshime se incidenti kishte ndodhur Brenda zyrave të BDI por nga partia e Ali Ahmetit sqaruan se nuk kishin asnjë lloj lidhjeje me ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *