Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur mbrëmjen e së mërkurës nga nja antentat mafioz. Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë një breshërie plumbash drejtuar mbi ta. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19 e 30 minuta në Sheshin e Flamurit, ku kanë mbetur të vdekur Roland Saliu, drejtor i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike  në Vlorë, si dhe biznesmeni pronar i një televizioni lokal Erven Hyseni.

 

Të dy personat kanë qënë në një lokal pranë sheshit të flamurit kur kanë rënë preh e plumbave. Autorët mendohet se kanë përdorur armë të tipit kallashnikov. Ata janë larguar me shpehtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pak minuta më vonë  në fshatin Panaja është gjetur nje automjet i djegur, i cili dyshohet se i përket autorëve. Mësohet se në drejtim të viktimave janë zbrazur 12 plumba.

 

Sipas të dhënave paraprake shënjestra e autorëve ka qënë biznesmeni, pronari i telvevizionit Erven Hyseni, ndërsa drejtori i oshee  roland saliu ka mbetur i vrarë aksidentalisht. Meoshet se biznesmeni ka jetur me pare në itali dhe spanje.

 

Nuk dihet me ekzaktësi shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por pista e parë e hetimit është e ajo e larjeve të hapesapve ndaj biznesmenit Erven Hyseni. Por paralelisht hetimet janë shtrirë edhe për kreun e oshee, lidhur me detyrën e tij. Policia ka ngritur grupe kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *