Një 42 vjeçar nga fshati Blliçë i Dibrës ka mbërritur i pajetë në spitalin rajonal të Peshkopisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 3 e 30 të mëngjesit të së premtes, kur dy persona të paidentifikuar kanë dërguar 42-vjeçarin në spital. Mjekët thanë se ata larguar pa dhënë identitetet e tyre dhe pa pritur policinë.

 

Ndërkohë, forcat e rendit sqaruan se viktima është 42- vjecari Alban Kaloshi. Ai rezulton se është goditur me një plumb në kraharor. Policia po kërkon dy personat qe e çuan atë në urgjencë, për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e krimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *