Operacioni Forca e Ligjit iu ka nisur këtë të premte formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë disa të dënuarve për trafik droge dhe personave nën hetim për vrasje.

Një prej tyre është nga Tiranë, Akil Alushi, ndërsa katër të tjerë banojnë në Durrës.

Formulari i është dërguar Morel Kertallit, i cili është nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese; Enkel Kertallit, edhe ky ndodhet nën hetim për vrasje; Ilir Oshafi, i dënuar në Itali me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Gentian Malindi, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”; Akil Alushi, i dënuar për trafik droge.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *