Subscribe

Policia e Shkodrës ka tashmë një emër të dyshuar për krimin e një dite më parë në varrezat e Shkodrës, ku u gjet i vrarë në makinën e tij 35-vjecari Angjelin Shkambi.

 

Artan Koçeku 27 vjeç, i shpallur në kërkim si autori i vrasjes me armë.

 

Koçeku, banues në fshatin Pog në Shkodër, ditën që ka kryer krimin ka qenë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuan dënimin për një vjedhje në vitin 2013.

 

Shkak i ekzekutimit dyshohet të jetë një konflikt për shkak të një borxhi që autori i dyshuar Artan Koçeku i ka patur viktimës Angjelin Shkambi.

 

Pak orë para vrasjes, autori kishte komunikuar me telefon me Shkambin  dhe më pas ata u takuan tek varrezat e Stom Golemit.

 

Aty Koçeku ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të 35-vjecarit, i cili ndodhej në automjetin e tij. Për shkak të plagëve të marra 27-vjecari ka ndërruar jetë menjëherë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *