Shkak i vrasjes në Himarë, ku viktimë mbeti biznesmeni Niko Goro dyshohet se mund të ketë qenë një konflikt per borxhe dhe çeshtje pronësie.

 

Viktima besohet se i kishte rreth 70 mije euro borxh autorit Kliti Leka, pasi ky i fundit kishte instaluar rrjetin elektrik ne një nga pallatet e ndërtuesit.

 

Por nuk përjashtohet edhe përplasja për një sipërfaqe toke, të cilën autori i krimit ia ka dhënë ndërtuesit, e për të cilën ky i fundit nuk kishte shlyer detyrimet financiare.

 

E plagosur gjatë këtij atentati mbeti edhe e motra e viktimës, e cila tentoi të mbronte vëllain.

 

Gjate kontrolleve, agjentët zbuluan dhe sekuestruan edhe armët e krimit: një kallashnikov si dhe një pistoletë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *