Subscribe

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta ka reaguar për vrasjen që tronditi këtë të mërkurë Elbasanin. Ai fajësoi kryeministrin Edi Rama për përplasjet mes militantëve në këto ditë fushate. Tensionet e krijuara, shtoi Meta, vijnë pikërisht nga njeriu që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit.

“Tensioni vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit. Ka tmerr nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. mbasi i lë kandidatët me zemrën telef e kanë, se kanë emrin në lista. Kështu mendon të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 prillit. Nuk i jepte porosi Damianit, tërmet. Ku ndodhi ngjarja në Kavajë? Gjaku u derdh atje. Në Elbasan herën e kaluar nuk mund t;ju them se kamë qenë gjithë kohën në udhëtim. Herën e parë duhet të ishte shmangur përplasja. Nuk e komentoj dot më këtë çështje. Shpreh keqardhjen për ngjarjen që ka ndodhur, por ndodhin prej një personi. Nuk kemi më çfarë provash të kemi. Sjellje të tilla kaq arrogante dhe me qëllim frikësimin e qytetarëve prandaj pjesëmarrja duhet të jetë e jashtëzakonshme. E ardhmja e çdo prindi nuk mund të ketë një çmim kaq poshtërues.”

Ai tha mes të tjerash se mazhoranca është nën panik nga zgjedhjet e ndershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *