Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar nga Durrësi në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Lideri demokrat nënvizoi se nuk ka forcë, banda dhe shitblerje votash të ndalë ndryshimin.

Po ashtu, ai theksoi se PD e refuzon dhunën dhe se do ta mbrojë demokracinë me çdo çmim.

‘Ndaj ditët e fundit i është vërsulur me marifetet e vjetra, por e ka kot. Le ta shohim njëri tjetrin në sy, shikojeni njëri tjetrin në sy, shikoni fuqinë, shikojeni energjinë e pandalshme të ndryshimit që po vjen. Nuk ka forcë ta ndalë, nuk ka banda ta ndalin, nuk ka korrupsion ta ndal, nuk ka shitblerje votash ta ndal. Ne e refuzojmë dhunën, por ne do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim. Fitorja ka zbritur në zemrat tuaja. Do të jetë fitorja më e thellë, me përgjegjësia më e madhe, por tani e 3 ditë e gjysmë përpara, duke nderuar nga thellësia e zemrës si qytetarë, si prind, si shqiptarë, si patriot, të gjithë ata socialist të ndershëm durrsak që kanë dal hapur dhe janë bashkuar me bashkimin tonë për ndryshim”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *