Subscribe

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë  “Arrest me burg” per Luigj Bludaj, i akuzuar për vrasjen e Gjoke Arres ne Dukagjin, paraditen e 15 shtatorit. Ndërkohë që i vëllai i tij Çesk Bludaj është ende në kërkim. Seanca per Luigj Bludaj është zhvilluar me dyer të mbyllura, pas kërkesës së avokatit mbrojtës Bujar Hoti, sipas të cilit dalja e informacioneve mund të ndikojë tek marrëdhëniet mes dy familjeve. Gjatë seancës, avokati dhe i dyshuari kërkuan “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike. I akuzuari tha para togave të zeza se konflikti erdhi pasi bagëtitë e 31-vjecarit kishin hyrë në tokën e tyre. Situata është agravua, kur Gjok Arra ka ofenduar vëllezërit. Bludaj tha se qëlloi mbi Arrën për tu vetëmbrojtur, pasi kishte qenë ai i pari që kishte tentuar ta vriste. Ndërsa me pas ai ishte fshehur nga frika e hakmarrjes. Por nga hetimet e para policia dyshon se vrasja kishte si motiv konfliktin që kishte nisur disa muaj më parë për kultivimin e kanabisit në një tokë pa pronar. Një ditë pas krimit policia bëri të mundur lokalizimin e 31-vjeçarit në zonën e Dukagjinit ku qëndronte i fshehur. Pas disa orëve rezistencë Luvigj Bludaj është vetëdorëzuar. Gjatë kontrollit në banesën ku qëndronte i fshehur iu gjet si pistoleta e krimit dhe karikatori me 5 fishekë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *