Subscribe

Është zbardhur dëshmia e plotë e Luftar Reçit, bashkëpunëtorit të drejtësisë i cili ka hedhur dritë  mbi vrasjen e Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliut si dhe organizatorët e këtyre atentateve .

Reçi ka treguar takimin me Lul Berishën i realizuar në një kazino tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë. I penduari shprehet se aty Berisha i ka ofruar një marrëveshje për të vrarë Klodian Saliun, ndërsa kreu i bandës se Durrësit do t’i vriste hasmin.

 

Në fillim të shkurtit kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua në vendin e quajtur Stacioni i Trenit ne Tiranë, vend ku unë kisha një kazino timen.  Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodjan Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se  Klodjan Saliu e kishte kundërshtuar dhe kishin frike se mos i vriste.

 

Një tjetër detaj tronditës që bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer përpara hetuesve është momenti ku tregon se si Lul Berisha i ka kërkuar Luftar Reçit, në 2005-ën, që t’i gjejë kallëpe tritoli për vrasjen e Vajdin Lamajt. Bombën siç tregon ai e ka përgatitur bashkë me Indrit Taullain. Lënda shpërthyese që u përdor në vrasjen e biznesmenit Reçi ia ka dhënë Emiljano Shullazit.

 

Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli). “Bombën me telekomandë që përgatitem ia dorëzuam Emiljano Shullazit.”

 

Prej shumë vitesh, hetimet për këto dy ngjarje ishin pezulluar pasi nuk ishin identifikuar autorët. Por dëshmia e Reçit duket se ka zbardhur këto dy krime. Prokuroria e Posaçme ka filluar hetimet dhe ka vendosur bashkimin e tyre në një procedim të vetëm, pasi dyshohet se banda e Berishës dhe ajo e Shullazit kanë bashkëpunuar në  realizimin e dy atentateve. Ndërkohë Lul Berisha akuzohet gjithashtu dhe për vrasjen e Klodian Saliut dhe Osman Trumës, që u ekzekutuan gjithashtu në vitin 2005.

Lul Berisha dhe kunati i tij, Plarent Dervishaj janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Indrit Taullai, Luftar Reçi, Viktor Ymeri dhe Emiljano Shullazi janë të arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *