Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Albano Kusin, i akuzuar për vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj.

 

Albano Kusi u vetëdorëzua dy ditë më parë në polic. Në seancën e kësaj të marte, ai nuk e pranoi krimin duke theksuar se gjatë momentit të vrasjes ka qenë me të dashurën në zonën e Brrylit dhe se ajo mund ta vërtetojë këtë gjë. Kusi po ashtu hodhi po ashtu poshtë pretendimet e prokurorisë se po pengon hetuesit për të zbardhur ngjarjen.

 

Por pavarësisht qëndrimeve të mbajtura nga Albano Kusi, gjykata zgjodhi të mos I merrte parasysh dhe të vendoste masën e arrestit me burg.

 

Pak javë më parë u vetëdorëzua në polici dhe I vëllai I Albano Kusit, Griseldo Kusi, i cili ka pranuar ngjarjen duke mohuar përfshirjen e të vëllait.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 gusht rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të Bujar Kusit, babait të Griseldos e Albanos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *