Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me vrasjen e efektivit të policisë dje në Lezhë, nga nja 21 vjeçar.

Në një lidhje direkte në studion e lajmeve të Vizion Plus, Lleshaj tha se reflektimi i parë që vjen është pyetja se si ka mundësi që një djalë i ri ngre dorën e vret një polic në mes të ditës. Sipas tij, duhet të gjejmë arsyen pse ndodh kjo dhe si ta parandojmë.

“Refletktimi parë që vjen është pyetja se përse ndodh që një djalë i ri ngre dorën e vret një polic në mes të ditës.
Kam dëgjuar diskutime pa fund të cilat fokusohen në detaje te karakterit policor, të gjitha janë të rëndësishme edhe policia duhet të bëjë analiza të thella të saj. Pyetja thelbësore është si ka mundësi që një djalë i ri të kryejë një krim kaq të rëndë.
Duhet të gjejmë përse ndodh kjo dhe si ta parandojmë. Na duhet të shohim pse të rinjtë e vendit tonë futen në rrugën e drogës, në rrugën e pasurimit të shpejtë pa punë”, u shpreh Lleshaj.

Sipas tij, nëse nuk shterohen burimet prej nga gjeneron krimi, do të jetë e vështirë që të bllokohet me anë të policisë.

“Nuk mund ta mbajmë Shqipërinë të qetë nëse shumica e shqiptarëve merren me krim. Ne duhet të ndërrojmë qasjen.
Policia ka nevojë të madhe për tu profesionalizuar më tej, për tu fuqizuar me tej. Duhet rritje e bashkëpunimit ndërinstitucional. Këmi nevoje që shumë organë nga policia te prokuroria të kthejnë sytë nga vetja që të parandalohen këto gjëra”, theksoi Lleshaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *