Subscribe

Policia ka shoqeruar disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me atenatin e ndodhur në Elbasan, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Mes personave të plagosur, është edhe punonjësja e Policisë e forcës së posacme “Shqiponjat”, XH. S.

Në pranga ka rënë edhe autori i vrasjes, Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA, i cili deklaroi para uniformave blu se është qëlluar më parë.

“Shkuam për t’i ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar, por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh. Unë qëllova për vetëmbrojtje”, mësohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë, policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *