Teza dhe shoqja e 31-vjeçarja greke që u vra me armë zjarri nga ish-i dashuri i saj, kanë dhënë detaje për ngjarjen e rëndë shënuardy ditë më parë në ishullin Rodos.

 

Marietta Diakou, shoqja e viktimës tha se kishte folur me 31-vjeçaren për herë të fundit një ditë para vrasjes së saj.

 

Ajo i kishte treguar se një natë para krimit, 40-vjeçari kishte arritur deri në atë pikë sa e kishte mbyllur në shtëpinë ku jetonin së bashku para se të ndaheshin. Një herë tjetër, sipas dëshmisë së shoqes, autori nuk e ka lënë viktimën as të dalë në ballkon për të pirë duhan.

 

“Një ditë para se të ndodhte e keqja, ajo e pa atë! Ai ishte në një shtëpi duke mësuar disa fëmijë, sepse ishte filolog. Ajo e pa me një makinë që kishte marrë me qira (Golfin e bardhë që përdori për të shkuar në vendin e vrasjes). E gjitha kjo një ditë para vrasjes. Dhe sigurisht kjo lëvizje e bëri atë të dyshimtë. Këto fjalë ia ka thënë vetë nënës së saj”, shtoi tezja e të ndjerës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *