Një 24 vjeçar nga Kuçova u shoqërua nga policia si i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku. I riu me iniciale Mikel. SH u ndalua mëngjesin e kësaj të diele në afërsi të pallatit me shigjeta.

 

Mësohet se ai udhëtonte në një makinë me dy miqtë e tij nje djalë dhe nje vajze kur u ndalua nga forcat operacionale. Agjentet po ndiqnin lëvizjet e te riut prej disa ditësh.

 

Burime pranë uniformave blu thanë se provat e mbledhura në vendngjarje korrespondojnë me ADN e tij. Gjurmët janë gjetur në një bluzë që dyshohet se ai e kishte hequr pas vrasjes së Cukut dhe më pas e kishte hedhur disa metra tej në afërsi të rrethrrotullimit te sheshi Wilson.

 

24-vjecari po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës,  ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për arrestimin e tij. Deri më tani dihet se i riu nga Kuçova është me precedentë penalë i njohur nga blutë për shpërndarje e përdorim të narkotikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *