Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Tiranës sqaron se në lidhje me pretendimet për konflikt fizik dhe keqtrajtim të kufomës nga autori i ngjarjes, nuk ka pasur përdorim dhune.

Ndërkohë, grupi hetimor është në vijim të kryerjes të veprimeve hetimore që kane për objekt identifikimin e autorësisë të armës të zjarrit të gjetur në Rrugën ‘At Zef Valentini’, si dhe mekanizimit të rrethanave të gjetjes së saj.

“Jemi në rang të kryerjes së veprimeve të plota hetimore, dhe garantojmë opinionin publik për pavarësinë e tyre, në respektim të plotë të normave procedurale në fuqi. Shprehim gatishmërinë tonë në përmbushjen e detyrave kushtetuese, duke i kërkuar opinionit publik, medias vizive dhe asaj të shkruar, dhe veçanërisht familjarëve të të ndjerit Klodian Rasha, besim të plotë në një hetim objektiv dhe të shpejtë, me qëllim vënien në përgjegjësinë e duhur penale të autorit dhe dënimin e tij sipas ligjit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *