Dy persona janë shpallur në kërkim nga autoritete kosovare në lidhje me vrasjen e politikanit serb në Veri të Kosovës, Oliver Ivanovic në 16 janar të vitit 2018..
Me autorizim të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës publikon fotografitë e dy personave të dyshuar për vrasjen e Ivanovic.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresën elektronike [email protected] ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.
Policia tha se publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.