Dy femijet e mitur të gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi nuk pranojnë të perballen me babain e tyre Fadil Kasemi tek Krimet e Rënda.

 

Dy fëmijët duhet të deshmonin këtë të enjte në proces, por nuk u paraqiten, pasi ishin në orarin e mesimit.

 

Sipas avokatit të familjareve të viktimes, dy fëmijët e mitur janë të tronditur dhe pranojnë të dëshmojne vetem nese pyeten ne një ambient tjetër në gjykatë, jo përballe babait.

 

Gjykata i kërkoi psikologes të marrë kontakt me femijet për të vlerësuar gjëndjen e tyre emocionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *