Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me misterin e vrasjes së gazetarit në konsullatën saudite në Stamboll.

 

Sipas të dhënave të reja të mediave britanike dhe iraniane, gazetari kishte siguruar dëshmi se ushtarët sauditë në Jemen po përdornin fosforin e bardhë kundër Hutive në Jemen.

 

Sipas të dhënave të reja, të cilat kanë “rrjedhur” nga qarqet diplomatike, gazetari saudit Jamal Khashoggi, para se të vritej e të copëtohej në konsulatën saudite në Stamboll, po planifikonte të botonte të dhënat se ushtarët sauditë kanë përdorur helme kimike në luftën në Jemen.

 

“Jam takuar me Khashoggin një javë para vrasjes së tij në konsulatë. Ishtë shumë i shqetësuar, më tha se ka siguruar dëshmi se Arabia Saudite ka përdorur fosfor të bardhë në luftërat kundër Hutive në Jemen”

 

Të dhënat për këtë dëshmi i kanë marrë mediat iraniane e britanike, nga njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të gazetarit saudit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *