E hëna ishte një dita me e rende për gazetarët kudo në botë  qe pas sulmit në zyrën e Charlie Hebdo në 2015. Nëntë gazetarë humbën jetën si pasojë e shpërthimit kamikaze në Kalub.

 

Fotograf kryesor i AFP në Kabul, Shah Marai, ishte midis të vdekurve.

 

“Kjo tragjedi na kujton rrezikun që ekipet tona vazhdimisht ndeshen në terren dhe rolin thelbësor që gazetarët luajnë për demokracinë,” tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i AFP, Fabrice Fries.

 

Departamenti Amerikan i Shtetit i SHBA gjithashtu dënoi sulmin. Sekretari I Shtetit Mike Pompeo, duke përmendur vrasjen tragjike, tha se “mediat e pavarura janë një gur themeli i demokracisë”.

 

“Atje ku mediat janë në rrezik, të gjitha të drejtat e tjera të njeriut janë përballë një kërcënimi të madh”, shkruan në mesazhin e saj Ambasada Amerikane në Afganistan, duke shprehur  vendosmërinë për të qëndruar në krah të qeverisë afgane në luftën e saj kundër terrorizmit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për ta mbajtur vendin të sigurt përballë sulmeve të tilla.

 

Presidenti i Radios Europa e Lirë, Tom Kent e cilësoi tronditës lajmin e vrasjes së reporterëve, dy nga të cilët ishin punonjës të institucionit të drejtuar prej tij.

 

Gazetarë, drejtues mediash dhe organizata në mbrojtje të gazetarëve, e kanë cilësuar sulmin si më të rëndin të ndodhur ndonjëherë ndaj gazetarëve afganë që nga rënia e qeverisë talebanë në dhjetor të vitit 2001.

 

Të paktën 29 persona humbën jetën të hënën, mes tyre 9 gazetarë, ndërsa 1dhjetra të tjerë u plagosën.

 

Sipas autoriteteve, në shpërthenin e parë, një kamikaz hodhi veten në erë pranë selisë së agjencisë kryesore të inteligjencës afgane, ndërsa 20 minuta më pas një tjetër shpërthim kishte në shënjestër mjekët e urgjencës dhe gazetarët që kishin mbërritur në vendin e ngjarjes për të raportuar mbi sulmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *