Subscribe

Të paktën 10 persona u shoqëruan në policinë e shkodrës, pas vrasjes së 40 vjecarit Fatos Ferrracaku mesditën e së enjtes në qendër të qytetit, ku mbeti i plagosur edhe miku i tij Fatmir Mehaj.

 

Policia e Shkodrës po heton në disa pista mbi ekzekutimin e 40 vjecarit. Njëra prej tyre është dyshimi se atentati mund të ketë lidhje me eksplozivin që i është vënë më parë Lulzim Kullës, ku ai mbeti i plagosur rëndë.

Sipas grupit hetimor vendi ku ndodhi ekzekutimi i 40 vjecarit dhe atentati i Lulzim Kullës janë fare pranë.

Vrasja ndodhi në një zonë të mbipopulluar, por atentatorët ishin kujdesur që identifikimi i tyre të ishte gati i pamundur, pasi mbanin skafandra në kokë.

 

Në drejtim të 40-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në spital është qëlluar me një pistoletë ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja.

Krimi që tronditit kryeqendrën e verit bëri që në Shkodër të zbarkojnë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Drejtori për krimet e renda në Policinë e Shtetit,

Niko Brahimi dhe këshilltari i ministrit, së bashku me pjesëtarë të Task Forcës në Policine e Shtetit që prej mesditës së djeshme kanë qenë në Drejtorinë e Policisë me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë që po verifikohen edhe dëshmitë si dhe provat që janë mbledhur në vendin e krimit.

Pas vrasjes dy autorët e atentatit u larguan me një motorrr, në drejtim të  lagjes “Kiras” ku i kanë vënë flakën mjetit duke humbur edhe gjurmët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *