Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për familjarët e policit të vrarë ditën e sotme, Saimir Hoxha.

Balla shkruan se sot ishte një ditë tjetër e nevojës për të kuptuar që Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetje dhe besim.

“Ngushëllime familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Saimir Hoxha. U prehtë në paqe!
Sot ishte një ditë tjetër e betejës së forcës së ligjit, kur duhet të bëhemi më shumë se kurrë sëbashku në mbështetje të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave me uniforma blu. Sot ishte një ditë tjetër e nevojës për të kuptuar që Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetje dhe besim.
Respekt për Policinë e Shtetit”, shkruan Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *