Zbulohen detaje të tjera për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malësinë e Madhe. Mësohet se një prej të rinjve, Klement Papaj është qëlluar me plumb në ballë nga Danjel Pepaj.

 

Kurse Vilson Çutaj është vrarë duke u qëlluar në brinjë dhe në bark. Trupat e tyre të pajetë u gjetën pesë ditë pasi u denoncuan nga familja si të zhdukur.

 

 

Zbardhja e ngjarjes ndodhi falë babait të Danjel Pepajt, që ka çuar policinë tek parcela me kanabis ku ishin vrarë të rinjtë.

 

Dyshohet se autori, Pepaj, është arratisur në Malin e Zi pas krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *