Gjykata e Apelit në Durrës la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Arbër Paplekaj, ish officer i RENEA, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve ne Elbasan.

Paplekaj ishte pjesë e strukturës së mbrojtjes së PD në Elbasan. Ai dhe përfaqësues të tjerë të kësaj structure u përplasen me disa persona që bënin fushate për Partinë Socialiste në Elbasan, ngjarje e cila degjeneroi në një të vdekur dhe katër të plagosur.

Fillimisht u arrestuan disa persona, por tashmë në burg është lënë vetëm Arbër Paplekaj.

10 të akuzuarit e tjerë për ngjarjen përe heqje të lirisë me dhunë, sipas vendimit të Apelit do të ndiqen penalisht në gjëndje të lirë, Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj,, Erjon Demushi, Eldio Beko, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, Erald Guga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *