Dhoma e Avokatisë në Elbasan duke marrë shkak nga vrasja e të premtes në mbrëmje e kolegut dhe avokatit  Ravik Gurra në një atentat mafioz ka vendosur të zhvilloje një protestë.

Mbrojtësit ligjorë në Elbasan do te ndërpresë në shenjë proteste  për trë dite cdo sherbim avokatie duke bllokuar ceshtjet gjyqesore.

Protesta do të nisë nga dita e hënë dhe do të zhvillohet edhe të martën e të mërkurën.

Ky vendim vjen pasi avokati Ravik Gurra u ekzekutua të premten në orën 19 e 35 në qëndër të Elbasanit, në ambjentet e jashtme të lokal “Konti” afër bashkisë dhe prefekturës.

50 vjecari Gurra, I njohur si mbrojtës ligjor në disa dosje sensitive si “Shullazi” apo “Capja”, u qëllua për vdekje nga një person me silenciator me një plumb pas veshit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ai ndodhej në lokal me dy miqtë e tij, njeri nga të cilët jurist në bashkinë e Elbasanit.

Makina e autoreve të dyshuar të ngjarjes u gjet pak minuta më vonë në afërsi të Bradasheshit në dalje te Elbasanit, e djegur.

Ky mjet dyshohet se është vjedhur në Fushe Kruje.

Pavarësisht disa shoqërimeve në polici, nuk ka ende asnjë të të arrestuar për krimin e rëndë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *