Subscribe

Gjykata për Krime të Rënda i ka dhënë 2 javë kohë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt.

 

Informacionet bëjnë me dije se ky është një process që ka nisur që prej kësaj të marte. Në vendimin e saj Gjykata ka kërkuar nga prokuroria që përpos çertifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.

 

Ndërkohë seanca e radhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00.

 

Murataj u vra në tentativë për të grabitur një shumë të majme parash në aeroportin e Rinasit, pasditen e 9 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *