Banorët e fshatit Burim në Maqellarë të Dibrës janë njohur vetëm mëngjesin e kësaj të diele me lajmin për vrasjen e 74 vjeçares nga nusja e djalit. Megjithëse ata kanë shkuar për ngushëllime që në momentin e vdekjes së Nazmies, familjarët nuk kanë treguar shkakun e vërtetë të vdekjes së saj.

 

Ata thanë se vrasja mund të ketë ndodhur nga një konflikt i momentit, pasi nuk kanë dëgjuar për konflikte të mëparshme. Por ata thonë se për vrasje kanë mësuar mëngjesin e kësaj të diele pasi kanë menduar se ka vdekur në mënyrë natyrale.

 

44 vjeçarja Miranda Markaj dyshohet se ka patur një konflikt të çastit ditën e djeshme rreth orës 16:00 me vjehrrën e saj, Nazmien. Kanë qenë fëmijët të cilët  kanë dëgjuar britmat e të moshuarës, por pa ditur se çfarë po ndodh. Vetëm pasi është kthyer djali në banesë, i cili punonte në Maqellarë, është marrë vesh ngjarja dhe është njoftuar policia. Vetë Miranda është munduar të fshehë krimin dhe nuk është larguar nga banesa derisa është arrestuar nga uniformat blu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *