Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërkoi nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion që të reagojë për vrasjen e Klodian Rashës.

 

Për Vasilin, fajtorët për këtë krim janë qeveritarët, që edhe pse vrasin, mbajnë ende në karrigen e pushtetit.

 

“Vrasin dhe vazhdojnë të rrinë në karrige këta horra, që kanë bërë deklarata e fjalime për të tjerët, ndërsa sot për karrigen e tyre i harruan demagogjitë erëqelbura. SPAK duhet të ngrihej në këmbë dhe t’i jepte përgjigje këtij krimi të tmerrshëm dhe të çonte banditët e qeverisë e të policisë në bankën e të akuzuarve, çdo sekondë që shkon është akuzë edhe për të. Edi Ramën nuk e dëgjon më asnjë, askush sepse ai është thjesht një mashtrues.”

 

Sipas Petrit Vasilit, Edi Rama po hesht sepse është përgjegjës për krimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *