Jani Jushi dhe Mikel Jushi, 30 dhe 35 vjeç humbën jetën mbrëmjen e të dielës në Laç pasi u ekzekutuan me armë zjarri.

 

Autorët e vrasjes janë identifikuar nga policia si shtetasit Vincens Pali (Bushi) dhe Markel Gjonbushi.

 

Por edhe pse nuk ka një pistë zyrtare mbi motivet e vrasjes së dy të rinjëve, mësohet se shkak është bërë një sherr verbal I ndodhur brenda në një lokal.

 

Dy viktimat ndodheshin në një tavolinë dhe fillimisht kanë debatuar me autorët.

 

Dy palët kanë dalë jashtë për t’u sqaruar por në atë moment autorët kanë nxjerrë armët.

 

Dy viktimat janë larguar me vrap, por autorët I kanë ndjekur për rreth 100 metra dhe më pas I kanë qëlluar disa herë dy kushërinjtë.

 

Si pasojë e plagëve të shkaktuara, dy të rinjtë nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve ndërsa kanë ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15 në lagjen Nr. 1 të qytetit të Laçit.

 

Ndërkohë sipas dëshmitarëve policia ka shkuar me vonesë në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *