Subscribe

Përfundojnë pas katër muajsh hetimet për Fadil Kasemin, i cili në gusht të këtij viti vrau ish- bashkëshorten e tij gjyqtaren Fildes Hafizi.

 

Prokuroria e akuzon Kasemin për 3 vepra penale, “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “rrëmbim dhe mbajtje peng personi” si dhe “armëmbajtje pa leje”.

 

Vrasja që tronditi Tiranën ndodhi në fund të muajit gusht, në zonën e Xhamllikut.

 

Autori i krimit e kishte ndjekur ish-gruan dhe e qëlloi atë sapo ajo kishte hipur në makinë. Policia arriti ta arrestonte më vonë Fadil Kasemin. Shkak i krimit të rëndë u bënë konfliktet familjare, që lanë pas dy fëmijë jetim.

 

Tashmë pritet nisja e procesit në gjykatë për Kasemin, i cili rrezikon edhe burgimin e përjetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *