Një mjet u përplas me portën e zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel.

 

Sipas “Bild”, mjeti ishte në ngjyrë të errët dhe anash tij shkruhej: “Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të të moshuarve”, “Ndaloni politikën e globalizimit”.

 

Nga përplasja u deformuan disa shtylla hekuri. Në momentin që ndodhi ngjarja, Merkel po mbante një videokonferencë.

 

“Bild” raporton se e njëjta makinë, me mbishkrime të tilla, u fut në portën e Kancelarisë në shkurt të 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *