Babë e bir nga Memaliaj janë dënuar me 37 vite burg për vrasjen e kushëririt të tyre për cështje pronash.

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë dënimin për vrasjen e Alket Muhos pas një procesi maratonë që zgjati 3 vite.

Alket Muho u gjet I vrarë në 6 shtator 2018 në fshatin Rabijë të Memaliajt. Viktima në atë kohë 43-vjec,  kishte marrë 7 plumba dhe ishte qëlluar me  një automatik model 56, nga një distancë e afërt.

Në vendngjarje gjithsesi ishin zhdukur gëzhojat. Organit i akuzës kishte që në fillim dyshime se Alket Muhaj ishte vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie më babë e bir Ethem dhe Dino Muhaj, mirëpo avokati I këtyre personave ishte mbrojtur me pretendimin se klientet e tyre nuk kishin fare në fshat ditën kur ishte gjetur trupi i viktimes Alekt Muho në 6 shtator 2018.

Gjithsesi tanime babë e bir, do të vuajnë 37 vite burg, konkretisht Ethem Muho 20 vite ndërsa djali I tij Dino Muaj 17 vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *